Tension në kufirin izraelito-libanez

29/12/2013 08:15

Izraeli qëlloi me artileri mbi Liban, pasi dy raketa të nisura nga ky vend goditën veriun e vendit ditën e dielë, informuan gjatë mëngjesit burime ushtarake.

Ushtria izraelite informoi se iu përgjigj raketave sovjetike “Katyusha” me tre predha nga ana e tankeve të tij të vendosur në kufi.

Raketat e qëlluara nga militantët brenda Libanit ranë në një fushë në perëndim të Kyriat Shmonës, pa shkaktuar dëme apo të lënduar.

Tensioni kufitar midis Izraelit dhe Libanit është rritur pasi tre ushtarë, dy libanezë dhe një izraelit mbetën të vrarë në një hapje zjarri dy javë më parë.

Që prej vitit 2006, kur Izraeli dhe grupi militant i Hezbollahut, brenda Libanit luftuan midis tyre për një muaj ka pasur disa raste sporadike të rikthimit të dhunës në kufi.

Megjithatë, Hezbollahu, i cili aktualisht është i përfshirë në ndihmën që i jep regjimit sirian të Bashar al-Assadit, nuk duket të jetë i përfshirë në incidentin kufitar të 16 Dhjetorit.

Konflikti 34-ditor i 2006-s shkaktoi 1 125 viktima midis libanezëve, shumica prej të cilëve civilë, 119 viktima të vrarë në ushtrinë izraelite dhe 45 viktima midis civilëve izraelitë.

Top Channel