Irak, shkëmbim zjarri në arrestimin e deputetit

29/12/2013 09:15

Forcat irakene arrestuan një deputet, ndërsa vranë vëllain e tij dhe pesë truproja, në një sulm të armatosur të ndërmarrë mbi banesën e ligjvënësit në Ramadi.

Ahmed al-Alwani, një anëtar i komunitetit sunit, kishte mbështetur protestat ndaj qeverisë me shumicë shiite të kryeministrit Nouri al-Maliki.

Ndaj tij rëndojnë akuza për favorizim të terrorizmit.

Sipas raportimeve, truprojat e Al-Alwanit hapën zjarr, ndërsa forcat policore shkuan ta arrestonin.

18 persona të tjerë raportohet të jenë plagosur në këtë ngjarje.

Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të koalicionit nga Iraku, vendi është duke u përballur me një konflikt ndërfetar gjithmonë edhe më të ndezur, që ka shkaktuar mbi 8 mijë viktima që prej muajit janar.

Top Channel