Reforma territoriale nis në janar

27/12/2013 00:00

Në ditët e para të 2014 do të nise procesi i hartimit te reformes se re
administrative ne vend. Ministria e Pushtetit Vendor ne bashkepunim me
eksperte vendas dhe te huaj ka perfunduar tashme draftin e kritereve mbi
te cilat do te behet organizmi i njesive vendore, ku per here te pare
do te humbase koncepti i organizimit te tyre mbi ndarjen ne zona rurale
dhe urbane.

Por organizimi sipas ministrit te Pushtetit Vendor Bled Çuçi qe sqaron per Top Channel detaje te draftit te hartuar, do te behet mbi ate qe eshte emertuar njesi funksionale.

“Zona funksionale nuk është gjë tjetër veçse një hapësirë territoriale, ku ka një ndërveprim të dendur dhe shpesh mes banorëve, institucioneve për qëllime ekonomike, sociale zhvillimore, kulturore dhe të cilat janë të organizuara rreth një qëndre urbane, e cila është e aftë dhe ka mundësi të ofrojë gamën e gjerë të shërbimeve që i lejon ligji. Pra kemi futur një koncept, atë që e quajmë zonë funksionale dhe rreth kësaj zone funksionale do të përqendrohen dhe krijohen njësitë e reja territoriale të nivelit të parë”, tha Çuçi.

Procesi i ndarjes se re administrative territoriale ne njesi funksionale do te filloje nga rrethet. Njesi te reja te qeverisjes vendore mund te krijohen brenda kufijve te rrethit ose nga territore te dy ose me shume rretheve, nese plotesohet kriteri i distances me qendren e njesise, respektohet parimi i vazhdimesise territoriale, ka nje numer te konsiderueshem banoresh, si dhe tradite historike kulturore mes banoreve te zones.

“Pra nuk do të ketë njësi vendore më të madh se rrethi, por ushtrimi do të fillojë nga rrethi dhe duke kaplikuiar kriteret brenda një rrethi ne do të shohim mundësinë se sa në bazë të këtyre kritereve është mundur sa njësi vendore do të krijohen brenda një rrethi, gjithnjë duke iu referuar kritereve”, tha Çuçi.

Drafti nuk percakton numrin e popullsise qe do te permbaje nje njesi vendore, pasi kjo do te jete e ndryshme ne baze te tre ndarjeve te medha qe drafti ben, ne zona me dendesi popullsie te larte mesatarisht mbi 30 mije banore, te mesme mbi 20 mije dhe te ulet mbi 10 mije banore.

Keto propozime qe Ministri i Pushtetit vendor ka pregatitur do t’i çohen komisionit ‘ad hok’ parlamentar qe do te ngrihet ne janar, me bashkekryesim mazhorance–opozite dhe parashikohet te mbyllen ne vjeshten e 2014-es.

Reforma territoriale kerkon per miratim ne kuvend 84 qe mazhoranca aktuale i ka, por per ministrin e Pushtetit vendor opozites do ti ofrohet konsensusi i plote .

“Po kjo nuk është vetëm çështje numrash, pavarësisht nga kjo ne do të ofrojmë konsensusin e plotë që opozita të përfshihet në këtë proces”, tha Çuçi.

Top Channel