Lajmet e mira të javës

27/12/2013 00:00

T’i japësh një fëmije familjen është padiskutim gjëja më e bukur në jetë. Klodiana Guzja 29 vjece, sipërmarrëse nga Tirana ka birësuar Maksuellin 17-muajsh. Ishte dashuri me shikim të parë. Një vizitë e të resë në Shtëpinë e Foshnjes për të kryer një vepër bamirësie nxiti idenë e Klodit për të birësuar njërin prej këtyre fëmijëve.

Por aktet e bamirësisë së Klodianës janë të shumta. Një kalendar me sytë e foshnjave të braktisura, nismë e mbështetur nga një grup vajzash dhe grasëh sipërmarrëse, por jo vetëm. Kalendari është në shitje dhe paratë që do mblidhen nga shitja e tij do të shkojnë për shtëpinë e foshnjes në Tiranë.

Një mama në Neë Jersey ka marrë dhuratën më të bukur që mund të priste për Krishtlindje. Ajo mendonte se do t’i kalonte festat e fundvitit mijëra kilometra larg djalit të saj i cili shërbente si ushtar në Afganistan. Travis Ruggiero u kujdes që kthimi i tij në shtëpi të mos jetë shumë i zakonshëm. Ai deshi që të befasojë nënën e tij duke u maskuar si babagjysh dhe me plotë sukses ia arriti t’i bëntë asaj dhuratën më të bukur, vetë praninë e tij për të festuar sëbashku.

Shqipëria është vendi më i mirë për t’u vizituar në vitin 2014. Ky është rekomandimi i Nate Robert, një fotograf që realizon foto në mbarë botën dhe që i ka publikuar ato në mediat më të mëdha në SHBA e Australi. Vetë ai ka vizituar rivierën shqiptare duke sjell pamje mbresëlënëse kryesisht të bregdetit shqiptar, por nuk mungojnë as pasuritë arkeologjike apo vepra të tjera të natyrës që i shtojnë bukurinë shqipërisë.

Top Channel