Sarandë, sulm me maska, plagosen dy persona

26/12/2013 00:00

Disa persona të maskuar kanë tentuar të grabisin një lokal në fshatin
Livadhja të Sarandës, duke lënë të plagosur nënë e bir, pronarë të
biznesit në fjalë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e të enjtes, ku nga sulmi kanë mbetur të plagosur me mjete të forta dhe thikë 44-vjeçarja Marjana Xhaferri dhe djali i saj Pandeli Xhaferri 24 vjeç.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit për marrjen e ndihmës mjekësore, ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes së pronarëve të lokalit.

Top Channel