Durrës, gjendet predha ne themele

26/12/2013 00:00

Një predhë qe dyshohet se i perket Luftës së Dytë Botërore është gjetur
gjatë gërrmimeve për zgjerimin e themeleve të një pallati në qytetin
bregdetar të Durrësit.

Predha afro një meter e gjatë ka alarmuar punëtorët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë për praninë e saj nëntokë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar specialistët e xhenios të cilët kanë bërë dhe neutralizimin e transportin e saj.

Në mënyrë të vazhdueshme, ne zona te ndryshme dhe gjatë gërrmimeve te bera në Durrës janë gjetur predha luftarake, të cilat kryesisht i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Specialistët e lidhin pranine e tyre me minimin e qytetit 70 vite më parë. Sipas historianëve, në vjeshtën e vitit 1943, komanda gjermane ndërmori një operacion të gjerë të koduar “shëtitje në port”, gjatë të cilit banorët u detyruan me forcë të braktisnin qytetin, shumë të rinj u internuan në kampet e përqendrimit, ndërsa qyteti dhe vija bregdetare u minua, duke përbërë një rast unikal në historinë e kësaj lufte.

Top Channel