Durrës, digjet banesa e braktisur

26/12/2013 00:00

Zjarri ka përfshirë pas mesditës një banesë dykatëshe të amortizuar në afërsi të qendrës së qytetit të Durrësit.

Godina ku ka rënë zjarri nuk ka qenë e banuar pasi familjarët janë larguar prej aty disa muaj më parë, gjatë procesit të lirimit të banesave të ish-pronarëve nga qiramarrësit.

E ndërsa nuk dihen ende shkaqet, zjarrfikësit e Durrësit dhe portit detar kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin që rrezikonte të përhapej në banesat e tjera përreth.  

Policia lokale ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në bulevardin e Durrësit për të mundësuar një lëvizje më të shpejtë të zjarrfikëseve.

Policia po heton për një zjarrvënie të qëllimshme, një prej pistave është edhe hapja e rrugës për prishjen dhe ndërtimin e një pallati apo ndërtese tjetër të re.

Top Channel