Si lindi “Shqipëri o nëna ime”?

25/12/2013 00:00

Stafi i “Top Medias” ka zgjedhur këtë vit, “Shqipëri o nëna ime”, si këngën përshëndetëse për të gjithë shqiptarët për vitin e ri.

Kënga bazuar në vargjet e Naim Frashërit, u kompozua nga Kolë Susaj në vitin 1989 dhe u këndua në versionin origjinal nga Gëzim Nika.

Në një intervistë për Top Channel, kompozitori dhe këngëtari që jeton në Amerikë, rrëfejnë se si lindi kjo këngë që edhe sot pas 25 vitesh vazhdon të jetë ndër më të dashurat për shqiptarët.

Top Channel