Vala e të nxehtit në Evropë, OBSH: Mbi 1,300 viktima, Gjermania shënon rekord me 41.7°C Alan Turing ishte gjeniu që qendronte pas dëshifrimit të kodeve të gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që luajti një rol vendimtar në shkurtimin e kohëzgjatjes së konfliktit më të madh të historisë duke shpëtuar miliona jetë njerëzish.
Por shpejt lavdia e fituar falë punës së tij në dëshifrimin e mesazheve sekrete gjermane do të errësohej nga dënimi i vitit 1952, kur ai u dënua me kastrim nën normat e një ligji të ashpër anti-homoseksual që ishte në fuqi në atë kohë në Britaninë e Madhe.
Sot, kur kanë kaluar më shumë se 60 vjet që nga ai vendim, Mbretëresha Elizabet II amnistoi Alan Turing, pas kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, Chris Grayling.
Puna e Turing gjatë Luftës së Dytë Botërore ndihmoi trupat Aleate të mos kapeshin në befasi nga planet naziste. Nëpërmjet “Enigma”, një makineri çkoduese e ndërtuar prej tij, Turing kapte dhe dëshifronte dhjetra mesazhe sekrete të flotës detare naziste.
“Emri i tij u njollos me dënimin e mëvonshëm për prirjet homoseksuale, një dënim që ne sot do ta konsideronim të padrejtë dhe diskriminues. Turing duhet të mbahet mend për punën e tij fantastike gjatë viteve të luftës dhe kontributin që ka dhënë në shkencë”, thotë Ministri Grayling.
Organizata dhe shoqata të të drejtave të njeriut së bashku me grupimet e homoseksualëve përshëndetën vendimin e Mbretëreshës, por kërkuan që nën të njëjtin shembull të falen edhe 50 mijë personat e tjerë, të dënuar për të njëjtin “krim”.
Alan Turing vdiq në qershor të 1954 nga një dozë vdekjeprurëse cianidi. Autoritetet thanë se bëhej fjalë për një vetëvrasje, por miqtë e tij dhe personat që e njihnin pretendonin se ishte një vdekje aksidentale.
Top Channel