Stafi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka vendosur që me rastin e festave të fundvitit të bashkohen me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi një vizitë në shtëpinë e fëmijës ku shpërndanë dhurata dhe kaluan disa minuta festive. Kryetarja e KQZ-së Lefterije Lleshi në fjalën e rastit u shpreh se këta fëmijë kanë nevojë më shumë se kurrë për të ndjerë dashuri dhe mbështetje.
Sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, festat e fundvitit dhe shtëpia e fëmijës janë vendi dhe koha e duhur për të dhënë një mesazh ndërgjegjësimi ndaj të gjitha institucioneve.
Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës, “Zyber Hallulli”, Zhaneta Beqiri e quajti këtë veprim të stafit të KQZ-së si një akt human dhe dashurie, ndërsa tha se shpreson që edhe institucione të tjera t’i bashkohen nismave të tilla.
Top Channel