Në luginën e Vrionit shumë pranë qytetit të Sarandës romët e parë
mbërritën aty rreth vitit 2004 dhe në vijimësi këtij vendbanimi të
përkohshëm ju shtuan të tjera familje nga Fushë-Kruja. Sot rreth 50
familje rome që jetojnë në luginë përbëjnë komunitetin më të madh rom në
këtë territor.
Mjerimi e ka zaptuar të gjithë luginën e romëve, në këtë vend mungon uji i pijshëm, energjia dhe cdo shërbim minimal i pastrimi dhe higjenizimi të territorit. Refreni i përditshëm i banorëve është hekuri që e shesin për skrap që të jetojnë. Edhe fëmijët ndjekin të njëjtin ritual me prindërit. Shumë pak prej më shumë se 80 fëmijëve të moshës shkollore që jetojnë në këtë luginë shkojnë në shkollë. Shumica e romëve të këtushëm nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë ndërsa vizitorët e vetëm të këtij komuniteti janë pronarët e tokës që kërkojnë largimin e tyre.
Megjithëse në terma numerikë kjo popullsi qoftë dhe e përkohshme përbën gati 1/5 e numrit të banorëve rezidentë në luginë ata nuk kanë përfituar asnjë shërbim që kur janë vendosur këtu. Realiteti i fushës së Vrionit flet për një komunitetit të harruar, ku braktisja e shkollës është në masën 90%, ku fëmijët detyrohen të punojnë që në fëmijërinë e hershme dhe ku ky komunitetet është i përjashtuar nga çdo e drejtë minimale për shërbime.
Top Channel