Rruga Lin-Pogradec, ende e papërfunduar

23/12/2013 00:00

Rreth 6 muaj me pare punimet ne rrugen e Linit duhet te kishin
perfunduar por pavaresisht tejkalimit te afateve keto punime thuajse
kane mbetur ne vend.

4 vite me pare ne kete rruge u pre shiriti i inagurimit per nisjen e punimeve te ketij aksi i cili eshte nder me te rendesishmit ne Shqiperi por prej asaj kohe legjenda e problematikave dhe shqetesimeve ketu eshte shtuar. Prej 4 vitesh punimet here avancojne e here ngecin  mes gropave, pluhurit, baltes, pellgjeve me uje dhe drejtuesve te mjeteve qe e pershkojne kete distance me veshtiresi.

Drejtuesit e mjeteve mes zhgenjimit dhe revoltes pohojne se jane lodhur nga kjo situate ne te cilen ndodhet rruga.

Perveç demit te mjeteve, vonesave te qytetareve ne udhetim punimet kane ndikuar edhe tek bizneset qe pozicionohen gjate saj pasi askush nuk preferon te qendroje mes baltes dhe pluhurit.

Top Channel