Lezhë, makina del nga rruga, humb jetën 16-vjeçari

23/12/2013 00:00

Një 16-vjeçar ka humbur jetën mesditën e të hënës pasi automjeti të cilin ai vetë e drejtonte ka dalë nga rruga.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën që lidh Lezhën me Shën Kollin, kur mjeti tip ‘Volksvagen’ ku udhëtonin dy adoleshentë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë 16-vjeçari me inicialet ka humbur E.H jetën. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Top Channel