Al-Kaeda kërkon falje për sulmin në Jemen

23/12/2013 15:40

Al-Kaeda i kërkoi ndjesë familjarëve të viktimave të shkaktuara nga një sulm i saj mbi një spital në Jemen, më parë gjatë Dhjetorit.

Kjo kërkesë falje, nga një prej organizatave terroriste më famëkeqe në botë, përbën një gjest unikal në historinë e Al-Kaedës.

Qasim al-Raymi, komandant ushtarak i degës së Al-Kaedës në Jemen deklaroi se grupi i atentatorëve veproi në kundërshtim me urdhërat dhe se shënjestroi mjekët e pacientët gjatë një operacioni që kishte si qëllim të godiste Ministrinë e Mbrojtjes, e ndodhur përballë spitalit.

Si rrjedhojë e sulmit vetvrasës, 52 persona mbetën të vrarë dhe qindra të tjerë u plagosën brenda spitalit, në kryeqytetin Sana’a.

Në deklaratën e tij, Raymi pranoi “përgjegjësinë dhe fajësinë” e Al-Kaedës në këtë sulm, ndërsa ofroi që t’i paguante familjeve dëmshpërblim.

Megjithatë, ai theksoi se sulmet kundër autoriteteve jemenase do të vazhdojnë.

Një vend me 24 milionë banorë, Jemeni është shteti më i varfër në Lindjen e Mesme dhe së fundmi përballet me një rigjallërim të rrezikshëm të lëvizjeve ekstremiste islamike dhe të atyre lëvizjeve separatiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA