Tragjedia (me dashje) ajrore në Namibi

22/12/2013 16:25

Piloti i kompanisë ajrore të Mozambikut, që u rrezua muajin e kaluar në Namibi është fajëtori i aksidentit që u mori jetën 33 personave.

Autoritetet, pasi ekzaminuan kutinë e zezë, dolën në përfundimin se piloti kreu disa manovra me dashje për ta rrëzuar avionin.

Avioni la kryeqytetin Maputo me destinancion Angolën më 29 Nëntor. Megjithese hetimet janë në fazën fillestare, drejtuesi i fluturimit kishte caktivizuar pilotin automatik, nje akt sabotazhi sipas hetuesve, me qellimin për ta përplasur avionin, Embraer 190.

Kapiteni Herminio Dos Santos ishte mbyllur ne kabinë, duke injoruar të gjithë sinjalet e alarmit.

Mbështetur mbi të dhenat, shpejtësia dhe lartësia e avionit ishin ndryshuar disa herë manualisht.

Motivi i këtyre veprimeve nuk është përcaktuar ende. Me parë u dyshua për kushtet e sigurisë, por nuk u përjashtua as stuhia.

Hetuesit, në fillim të javës thane se nuk kishin zbuluar asnjë defekt mekanik, që mund të ishte kthyer në shkakun e aksidentit ajror dhe se avioni ishte një nga më të rinjtë e flotës se kompanisë.

33 pasagjeret qe humben jeten ishin nga Mozambiku, Angola, Portugalia, Brazili, Franca dhe Kina.

Aktualisht, kompanisë ajrore “Mozambikan” i është ndaluar të fluturojë në hapësirën ajrore të Bashkimit Europian, po keshtu edhe kompanive te tjera të certifikuara në Mozambik, pas shqetesimeve për sigurinë.

Top Channel