Historia e komunitetit shqiptar të Michigan-it do të jetë në fokus të ciklit “Exclusive”, sonte në mbrëmje. Nga koha e mbërritjes, në fillim të viteve 1900, e deri më sot, nga emigrantë të thjeshtë, që bënin punë të vështira, në qytetarë të denjë të Shteteve të Bashkuara. “Exclusive” do të sjellë sonte realitetin e tyre.
Shqiptarët i gjen sot të vendosur kudo në SHBA, në vendin dhe kombin e lirisë. Ata kanë mundur të ndërtojnë këtu një të ardhme, por pa humbur të shkuarën e tyre. Siç janë dhe shqiptarët, që jetojnë brenda shtetit amerikan të Michigan-it.
Një histori përshtatjeje, suksesi, një histori lidhjeje me vendbanimin e ri në tokën e mundësive, dhe ruajtja e rrënjëve identitare shqiptare. Kjo është historia e tyre.
Sot në mbrëmje, në “Excluzive”, në orën 20:05, “Shqipëria e vogël”.
Top Channel