Shpërblimi për arsimtarët

21/12/2013 00:00

Federata e sindikatave të arsimit kërkoi që këtë fundvit qeveria t’u japë shpërblimin 39 mijë mësuesve dhe punonjësve të arsimit.

“Për këtë vit shkollor, të gjithë ne dhe mësuesit që përfaqësojmë ne janë përgatitur të marrin shpërblimin modest prej 9 mijë lekë të reja. Nëse ky shpërblim do të ndërpritet, atëherë ata nuk do kenë mundësi të festojnë festat e fundvitit në familje”, deklaroi mësuesi Istref Haxhillari.

“Kërkojmë nga qeveria që të mundësojë që të festojnë edhe mësuesit pak më mirë se vitet e tjera, sepse vetëm paga e tyre nuk mjafton për të gjitha shpenzimet”, u shpreh mësuesja Bruna Salaj.

“Po bëhen përpjekje për të gjetur burimet për të përballuar masën e këtij shpërblimi, që mbulon 39 mijë persona dhe ka një kosto afërsisht prej 400 milionë lekë të reja”, nënvizoi Xhaferr Dobrushi, kryetar i sindikatës.

Fondi i shpërblimeve për këtë kategori ka një vlerë prej 400 milionë lekësh.

Top Channel