Integrimi, SHBA mbështet Shqipërinë

21/12/2013 00:00

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të ndihmuar Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

Ne presim që këto vende të integrohen gjërësisht në institucionet europiane dhe kjo në këmbim do të thellojë marrëdhenien dhe partneritetin tonë me ta. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Mary Harf,  gjatë një konference për shtyp përshëndeti vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për të nisur negociatat e anëtarësimit me Serbinë në janar të vitit 2014.

Ajo tha se “kjo vlereson punën e vështirë të qeverisë serbe, në përmbushjen e pritshmerimeve të shteteve anetare te BE-se. “Ne do te vazhdojme te mbeshtesim përpjekjet e Serbise, tha zedhenesja e Departamentit amerikan te Shtetit, për të vene ne zbatim reformat e nevojshme për të vazhduar rrugen drejt integrimit europian”.

Top Channel