Tiranë, bie nga biçikleta, humb jetën 27-vjeçari

20/12/2013 00:00

Një 27-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së premtes në Tiranë pas një aksidenti tragjik me biçikletë.

Dorian Gaxhai është rrëzuar nga biçikleta dhe ka përplasur kokën në trotuar duke marrë dëmtime të rënda të cilave nuk i ka mbijetuar dot.

Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën e re pranë Kopshtit Zoologjik.

Top Channel