Ligji i ri për turizmin, Gjermeni në Korçë

20/12/2013 00:00

Rrishikimi i ligjit të turizmit ka ulur në një tryezë diskutimi ministren Eglantina Gjermeni dhe grupet e interesit në Korçë.

Përmirësimi i standarteve, rritja e gamës së shërbimeve, por edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm institucional me operatorët kanë qenë kolonat e diskutimit ku ministrja Gjermeni është ndalur duke theksuar se ka erdhur koha që turizmi në Shqipëri të ketë standarte që të konkurojnë rajonin.

“Ka ardhur koha që turizmi ynë të ketë standarde, cilësi në shërbime dhe vlera që të konkurrojë në rajon e më gjerë. Duke rishikuar ligjin, duke krijuar mundësi për standarte, me mundësi liçencimi të operatorëve, të kemi mundësi të rrisim cilësinë e shërbimit”, deklaroi Gjermeni.

Takimi ka sjellë edhe diskutime dhe ngritjen e problematikave që shqetësojnë aktualisht grupet e interesit, ndërkohë që tryezat do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera të vendit.

Top Channel