Anëtarët e shoqatës “Pëllumbat e postës” protestë në Fier: Po na pengohet të marrim pjesë në ndërkombëtare jashtë vendit
Të porsadiplomuarit në Universitetin e Tiranës, të cilët kanë spikatur me rezultate të mira do të kryejnë praktikat mësimore në dy institucione qeveritare, Ministria e Arsimit dhe ajo e Mirëqënies Sociale e Rinisë.
Marrëveshja e bashkëpunimit u firmos të mërkurën mes ministrave Lindita Nikolla, Erjon Veliaj dhe Rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj premtoi se praktikat mësimore të studentëve shumë shpejt do të kryhen dhe në bizneset private që deri më tani nuk kanë qenë të hapur ndaj të rinjve.
Ndërsa Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla vlerësoi bashkëpunimin si tregues i cilësisë së mësimdhënies në arsimin e lartë. Rektori i UT vlerësoi projektin që sipas tij do të lidhë më shumë universitetet me tregun e punës.
Aktualisht të rinjtë e porsadiplomuar kryejnë praktikat mësimore vetëm në institucionet që kanë lidhje me profesionet e tyre, sic janë spitalet apo shkollat.
Shtrirja e praktikës mësimore dhe në administratën publike mendohet të rrisë efikasitetin e nëpunësve të ardhshëm.
Top Channel