Hyn për të vjedhur, aksidentohet për vdekje
18/12/2013 00:00
Një person është gjetur pa jetë mëngjesin e të mërkurës në qytetin e Lushnjës brenda kantierit të ndertimit të një pallati.
Viktima 43 vjec nga Luzi i Vogel i Kavajes, eshte gjetur nga punetoret e ndertimit sapo ata kishin hyre ne frontet e punes.
Policia qe mberiti ne vendin e ngjarjes menjehere ka dale ne konkluzionin se 43 vjecari Luli Lushaj kishte hyre ne kantier gjate nates per te vjedhur hekur por per shkak te erresires ka rene nga lartesia e pallatit ne ndertim duke humbur jeten.
Top Channel