Berat, rivishet kurora e gjelbër
18/12/2013 00:00
Ndërmarrja e Pyjeve në Berat në kuadrin e muajit të pyllëzimit ka nisur
një aksion për gjelbërimin e qytetit. Kjo ndërmarrje ka nisur punën nga
pjesa më e zhveshur e qytetit nga kurora e Beratit.
Mbjellja e fidaneve ka filluar nga mali Partizan kurora e te cilit eshte djegur dy vite me pare. Ne kete aksion jane perfshire edhe te rinjte e shkollave te mesme per te ndergjegjesuar brezin e ri te jene sa me te ndjeshem per mbrojtjen e pyjeve.
Inxhinieri i pyjeve Fatos Nako thekson se pyllezimi do te vazhdoje edhe ne muajt e tjere per te mbuluar me gjelberim te gjitha zonat e qytetit, po ne kete aksion kekrojme edhe mbeshtejen dhe sensibilizmin e banoreve edhe ne komuna per mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve.
Top Channel