Ambasada Amerikane në Tiranë, në prag te festave të fundvitit u ka
dërguar një mesazh sigurie të gjithë shtetasve të saj, të cilët jetojnë
në Shqipëri.

Në këtë mesazh, atyre u kërkohet që të jenë të kujdesshëm pasi në këtë sezon, rritet ndjeshëm numri i krimeve.

“Ambasada e SHBA kujton qytetarët e saj se krimi ka një tendecë për të pësuar rritje gjatë kësaj periudhe të vitit, në shumë vende të botës. Krime të tilla si grabitjet e vjedhjet shpesh rriten në mënyrë dramatike, pasi qyetarët mbajnë para ose dhurata gjatë blerjeve. Gjithashtu njerëzit në dyqane, janë objektiv kryesor i grabitësve të xhepave. Nëse është e mundur, shmangni mbajtjen e sasive të mëdha të parave me vete, mos lini dhurata në makinë ta pashoqëruara dhe siguroni vendbanimin tuaj në çdo kohë”, thuhet në mesazh.

Gjithashtu Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të tregohen të kujdesshëm nga fishekzjarret dhe plumbat qorr.

“Edhe pse jo aq të përhapura si në vitet e kaluar, qytetarët e SHBA duhet të jenë të vetëdijshëm se të shtëna me armë mund të ndodhin në zonat më rurale të Shqipërisë, sidomos në mesnatën e 31 dhjetor, për të festuar ardhjen e Vitit të Ri. Për fat të keq, lëndime të rënda dhe vdekjeve mund të ndodhë si rezultat i plumbave qorr. Qytetarët e SHBA duhet të ushtrojnë kujdes në qoftë se kanë planifikuar për të udhëtuar jashtë Tiranës në prag të Vitit të Ri. Është gjithashtu e rekomanduar që fishekzjarre të shihet nga një distancë të sigurt, mundësisht nga shtëpia”, thuhet më tej.

Ambasada e SHBA-ve i kujton qytetarëve të saj se gjatë kësaj periudhe rritet ndjeshëm numri i drejtuesve të mjeteve të alkoolizuar, duke i kujtuar qytetarëve amerikan të jenë të kujdesshëm pasi Policia e Shtetit do të jetë shumë e rreptë në këto raste.

“Pushimet sjellin rritjen e numrit të aksidenteve automobilistike ku drejtuesit e mjeteve janë të alkoolizuar. Tregohuni të kujdesshëm kur udhëtoni gjatë natës dhe respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Mediat kanë bërë të ditur se Policia e Shtetit do të jetë shumë e ashpër kundër drejtuesve të mjeteve të alkoolizuar dhe mund të ketë shumë pika kontrolli në rrugë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Në fund të njoftimit, Ambasada Amerikane në Tiranë i bënë thirrje qytetarëve të saj që të ndjekin lajmet dhe të tregojnë nivel maksimal të sigurisë.

Top Channel