Kapet mall kontrabandë,pranga dy personave

17/12/2013 00:00

Dy persona janë arrestuar për kontrabandë mallrash, ndërsa dogana ka
bllokuar dy kamiona të ngarkuar me pemë dekorative importi. Gjatë
kontrollit të ushtruar nga autoriteti doganor mes pemëve dekorative ka
pasur edhe mallra të padeklaruara.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës mësohet se ka lëshuar urdhrat e arrestit për drejtuesit e kamionave të cilët kanë qenë dhe deklarues të mallit. Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se brenda kamionave të mbushur me pemë të ndryshme dekorative ndodheshin edhe një traktor, aksesorë për traktorë, si dhe një motor i padeklaruar në dokumentacionin që shoqëronte mallin.

Në bazë të legjislacionit tonë penal, mosdeklarimi i saktë i mallit në doganë, si dhe deklarimi i rremë për natyrën, llojin e tij, me qëllim shmangien nga detyrimet doganore dënohet me gjobë ose burgim deri në pesë vjet.

Top Channel