Tiranë, transporti urban në grevë

16/12/2013 00:00

E hëna nuk ka nisur mbarë për qytetarët e Tiranës. Ata të cilët përdorin
transportin urban për të shkuar në punë apo për të lëvizur për nevoja
të ndryshme, përveçse i është dashur të presin nëpër stacione në orët e
para të mëngjesit, kanë mbërritur dhe me vonesë në destinacionet
përkatëse.

Nga ora 5 e mengjesit deri ne oren 8 linjat urbane te kryeqytetit kanë zhvilluar grevë për shkak se drejtuesit e autobusëve dhe fatorinot nuk kane marre pagen qe prej tre muajsh.

Shoqerite e Transportit Urban ne Tirane thone se nuk perballojne kostot ndaj kerkojne rritjen e çmimit te biletes nga 30 leke ne 70 leke ose Qeveria te rrise subvencionimin per ta. Qytetaret kundershtojne rritjen e çmimit te biletes, per shkak se u duhet te levizin disa here ne dite dhe nuk e perballojne rritjen.

Pak dite me pare u zhvillua nje greve ngjashme, ku u nderpre udhetimi i qytetareve per 30 minuta, ndersa sot greva zgjati tre ore. Perfaqesues te sindikates paralajmerojne greve njeditore, nese nuk do te kete asnje reagim nga Ministria e Financave dhe Bashkia e Tiranes.

“Kjo grevë është në bazën e vazhdimit të kërkesave të Sindikatës së Transportit për pagat e punonjësve të Shërbimit Urban. Nëqoftëse gjatë kësaj jave nuk do të kemi përsëri një interesim të subjekteve përkatëse, atëhere me datë 23 dhjetor do të ketë grevë 24-orëshe”, paralajmëroi Zija Hasanaj, kryetar i Sindikatave të Pavarura të Punonjësve të Transportit.

Top Channel