Tiranë, digjet banesa, humb jetën 81-vjeçarja

16/12/2013 00:00

Një e moshuar ka ndërruar jetë në kryeqytet si pasojë e flakëve që përfshinë banesën ku ajo jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjin Bue Shpata” në kryeqytet ku një zjarr i fuqishëm përfshiu shtëpinë private në të cilën banonte e 81-vjeçarja Margarita Shkurti.

Edhe pse e moshuara është nxjerrë e gjallë nga shtëpia ajo ka ndërruar jetë disa orë më pas në repartin e djegie plastikës në qendrën universitare “Nënë Tereza, si pasojë e plagëve të marra. Policia po heton shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Top Channel