Pogradec, protestë e të larguarve nga puna
16/12/2013 00:00
78 punonjës të institucioneve të ndryshme në qytetin e Pogradecit kanë protestuar për largimin e tyre nga puna duke e konsideruar atë politik.
Teksa janë mbledhur në qendër të qytetit të Pogradecit, ata kanë theksuar se u është komunikuar pushimi nga puna, por pa asnjë motivacion, ndërsa e kanë cilësuar këtë si një valë pushimesh të mbështetura në bindje partiake.
Sipas tyre nuk është përmbushur asnjë kriter ligjor dhe pushimi ka qenë i paparalajmëruar.
Sipas punonjësve largimet e tyre nga puna janë pasuar me emërime të reja të personave të paaftë dhe jo me arsimin përkatës.
Top Channel