Librazhd, fëmijët rrezikojnë jetën

16/12/2013 00:00

Mungesa e sinjalistikes dhe e një mbikalimi në aksin rrugor
Elbasan-Librazhd, në hyrje të qytetit të Librazhdit rrezikon çdo ditë
jetën e qindra fëmijëve, të cilët duhet të kalojnë rrugën nacionale për
të shkuar në shkollë.

Prinderit shprehen se kane kerkuar nga komuna ndertimin e nje mbikalimi, por deri tani asgje nuk eshte bere, ndersa komuna eshte shfajesuar me mungesen e fondeve. Por ne kete rruge nuk gjen asnje tabele sinjalizuese per pranine e nje shkolle dhe kufizimin e shpejtesise per shkak te femijeve qe mund te kalojne aty ne çdo moment. Vete femijet shprehen se nuk kane munguar edhe rastet e aksidenteve.

Prinderit kerkojne ndihme sepse çdo dite u duhet te lene punen per te derguar dhe marre femijet nga shkolla. Ata kane kerkuar nga Drejtoria Arsimore, Bashkia dhe deputetet e zones por s’kane gjetur asnje zgjidhje.

Edhe pse ky eshte nje aks nacional, kalimi ne nje zone te banuar e ben te domosdoshem edhe pranine e nje trotuari. Ajo qe te bie ne sy ne kete segment eshte edhe mungesa e nje efektivi te policise rrugore, per te bere te mundur rregullimin e levizjes ne menyre qe femijet te kalojne te sigurte.

Top Channel