Kapshticë, makina rrëshqet në akull

16/12/2013 00:00

Një e moshuar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur në
një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e të hënës në vendin e quajtur
kthesa e Kapshticës, në Korçë.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se automjeti me targë KO7110B ka rrëshqitur në akull dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën 73-vjeçarja Eleni Nasi dhe janë plagosur 3 persona të tjerë që ndodheshin në makinë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel