Shkon në 1450 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, 50 mijë të tjerë ende të zhdukur
“Rusia nuk po kërkon që të jetë një superfuqi globale dhe as t’u mësojmë vendeve dhe shteteve të tjera se si të jetojnë”.
Fjalia e konsideruar gjërësisht si një kritikë e tërthortë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u lëshua nga presidenti rus, Vladimir Putin gjatë fjalimit vjetor drejtuar kombit para Asamblesë Federale në Moskë.
Putin u ndal edhe tek kriza e fundit politike në Ukrainë dhe rolit të Rusisë në të. Ai mohoi ekzistencën e një presioni nga ana e Kremlinit që Kievi t’i bashkohet unionit doganor rus së bashku me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.
“Shpresoj në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike në Ukrainë. Ukraina ka mundësi, të zgjedhë nëse do të jetë pjesë e unionit doganor, ose të mos e bëjë dicka të tillë. Askush s’e detyron”, tha Putin.
Lidhur me gjendjen ekonomike të vendit, shefi i Kremlinit kritikoi autoritetet vendore për keqzbatim ose moszbatim të reformave të propozuara prej tij një vit e gjysmë më parë.
“Reformat që janë ndërmarrë që prej një viti e gjysmë tashmë, ose janë zbatuar në një mënyrë që ka provokuar reagime negative kundrejt tyre, ose nuk janë zbatuar fare”, tha ai.
Presidenti rus u ndal edhe tek tensionet ndëretnike dhe sulmet me sfond racor në Rusi.
“Një prej problemeve më thelbësore që ne duhet të dialogojmë është edhe problemi i etnive të ndryshme në vendin tonë. Pjesa më e madhe e sulmeve racore ndodhin për shkak të problemeve ekonomike dhe zhvillimit të territorit, korrupsionit dhe punës së qeverive lokale, sikundër edhe dështimi i sistemit kulturor dhe edukativ”, deklaroi Putin.
Top Channel