Lobimi për marrjen e statusit

12/12/2013 00:00

Përpjekjet për të bindur Holandën nuk janë të vetmet. Anglia gjithashtu është një tjetër vend me të cilin po punohet përmes rrugëve diplomatike që qëndrimin e lekundur ta anojë nga ‘PO’-ja  në vendimin e Këshillit Europian.

Top Channel ka mësuar se gjatë ditës së enjte, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati  ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me homologun britanik, William Hague.

Nuk dihen detaje të bisedës me tyre dhe cili ka qenë qëndrimi i Ministrit të Jashtëm britanik, ndërsa shefi i diplomacisë shqiptare duket se ka përsëritur qëndrimin se Shqipëria ka plotësuar kushtet e vëna nga Këshilli Europian një vit më parë për marrjen e statusit.

Përpjekjet e fundit për të bindur vendet anëtarë, po bëhen edhe me Danimarkën, vend i cili duket se është një linjë me qendrimin holandez. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ndodhet për vizitë zyrtare në këtë vend, ku është takuar me homolugun e saj danez.

Top Channel