Tabaku kërkon rikthimin në detyrë

11/12/2013 00:00

Kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë shqyrtuan kërkesen e
ish-gjyqtarit Neritan Tabaku, i cili kërkon rikthimin e tij në detyrë,
pasi ishte shkarkuar me parë nga KLD.

Ish-gjyqtari Tabaku kerkoi fillimisht te dorëheqjen nga çeshtja dy gjyqtaret Xhezair Zaganjori dhe Artan Broci, duke qene se ata jane gjithashtu edhe anetare te KLD. Por kolegjet e rrezuan kerkesen, pasi nuk ndodhen perpara nje rasti konflikti per shkak se te dy anetaret ne momentin e vendimarrjes nuk kane qene anetare ne KLD.

Kolegjet pranuan qe t’i plotesojne nje kerkese Tabakut per venien ne dispozicion te vendimit te KLD-së per shkarkimin e tij nga detyra. Juristja e KLD-së u tha kolegjeve se ne fakt ish-gjyqtari eshte vene ne dijeni te vendimit dhe se keto jane manovra per te zvarritur çeshtjen. Kolegjet vendosen ta zhvillojne procesin e radhes diten e enjte.

Top Channel