" /> ">

Papa Françesku, “Njeriu i Vitit”

11/12/2013 15:20

Papa Françesku u shpall “Njeriu i Vitit” prej revistës prestigjioze “Time”.

“Gjatë nëntë muajve të tij në detyrë, Françesku ka arritur të nxjerrë besimin nga korridoret e Vatikanit në rrugë”, argumentoi revista përzgjedhjen e Atit të Shenjtë si fitues të këtij çmimi prestigjioz.

“Shumë rrallë, një lider i ri botëror ka arritur të tërheqë kaq shumë vëmendje brenda kaq pak kohe. Në nëntë muajt e tij në detyrë, Papa e ka vendosur veten në qendër të të gjithë debateve kryesore të ditëve tona, mbi pasurinë dhe varfërinë, drejtësinë, transparencën, globalizmin, rolin e gruas në shoqëri, natyrën e martesës dhe tundimin e parasë””, shtoi “Time”.

Edward Snowden, njeriu që denoncoi një skemë gjigante të përgjimit prej shërbimit të fshehtë amerikan u rendit u dyti.

Midis dhjetë kandidatëve të fundit, në procesin e gjatë të seleksionimit të “Njeriut të Vitit” prej revistës figuronte edhe Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.

Kardinali Jorge Mario Bergoglio u shndërrua në kreun e Kishës Katolike të Vatikanit në muajin Mars, pas dorëheqjes së Papës së mëparshëm, Benediktit XVI.

Nje vit me pare, kete cmim prestigjioz e pati fituar Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.

Top Channel