" /> ">
Gallatasaraj arriti të realizonte surprizën më të madhe të fazës së grupeve, duke arritur në fushën e dëmtuar nga ngrica dhe balta të “Turk Telekom” një fitore që i dha kualifikimin në raundin e dytë të Champions League, në dëm të Juventusit.
E ndërsa skuadra turke arriti të bënte të sajën të vetmen biletë kualifikimi që ofrohej në këtë sfidë “me eliminim direkt”, entuziasmi i trajnerit Mancini në përfundim të ndeshjes ishte i kuptueshëm.
“Ishte e vështirë të luaje në këto kushte futboll dhe mbase ishte më mirë që të mos luhej për futbollisët. Thënë këtë, mendoj se e merituam kualifikimim pasi u treguam më agresivë se Juventusi. Kualifikimi ishte i vështirë dhe nëse nuk do të kishim marrë pikë në Torino do të kishte qenë i pamundur. U treguam në lartësinë e situatës dhe pa dyshim, patëm edhe pak fat”, deklaroi Mancini në përfundim të ndeshjes.
Kjo fitore kishte një shije veçanërisht të ëmbël për ish-mesfushorin e Juventusit, Felipe Melo, i cili deklaroi: “Ia dedikoj këtë fitore atyre që na shpërfillën dhe nuk treguan respekt. Një gazetë sportive italiane tha në momentin e mbajtjes së shortit se Juventusit i kishte rënë Reali i Madridit dhe dy karamele. Ja se si përfundoi”.
Top Channel