Kontrolli i territorit, policimi në komunitet

11/12/2013 00:00

Në kaudër të filozofisë së policimit në komunitet, Drejtoria e Policisë së Tiranës ndërmori një nismë të vecantë, duke u shpërndarë qytetarëve kartëvizitat me numrat personale të efektivëve dhe inspektorëve të policisë sipas zonave ku operojnë.

Kartëvizita e Punonjësit të Policisë në Zonë, është një shërbim 24-orë, ku qytetarët mund të telefojnë pa hezitim, për çdo problem në numrin personal të punonjësit të policisë së zonës së tyre.

Përmes kësaj nisme synohet kontrolli i territorit sipas standardeve dhe praktikave më të mira të policimit në komunitet, ky është shërbimi i parë i ofruar, ku punonjësi i policisë së zonës do të jetë sa më pranë qytetarëve.

Përvec numrit në kartëvizitë, qytetarët mund të telefonojnë në numrat 6-shifrorë të komisariateve përkatëse sipas zonave apo edhe në numrat 129 dhe 126.

Top Channel