
Revista franceze ‘France Football’ ditën e hënë njoftoi tre kandidatët për Topin e Artë 2013 (Cristiano, Messi dhe Ribery), por në të njëjtën kohë shpalli Franck Ribery si lojtarin më të mirë francez të vitit. Me këtë rast, futbollisti i Bayern Munchen dha një intervistë për këtë revistë ku preku shumë tema të aktualitetit.
Topi i Artë – Duke folur në aspektin individual, ky çmim është kulmi për një futbollist. E di që jam pranë fitimit të tij dhe gjatë natës e shoh në ëndërr. Jam shumë i lumtur që njerëz si Ibrahimovic, Eric Cantona, Didier Deschamps, Laurent Blanc, Beckenbauer apo Rummenigge më mbështesin. Jam gjithashtu i lumtur që jam një nga tre kandidatët për të fituar Topin e Artë.”
Cristiano Ronaldo – Është një lojtar i pabesueshëm, por mos harroni Messin, i cili ka fituar 4 Topa të Artë dhe ka fituar kampionatin me Barcelonën duke u shpallur golashënuesi më i mirë.
Bayern Munchen – Klubi do gëzohej shumë për mua pasi ka vite që një lojtar i Bayern nuk e fiton Topin e Artë. Nëse e fitoj, trofeun origjinal do e mbaj për vete, ndërsa për klubin do të bëj një kopje.
Marrëdhënia me Pep Guardiolën – E vlerësojmë shumë njëri-tjetrin. Është një person shumë i hapur. Mua më lejon shumë hapësira në fushë dhe më thotë që të lëviz sa më shumë. Është i zgjuar taktikisht dhe është i zgjuar në mënyrën e menaxhimit të lojtarëve.
Top Channel