
Rikthimi në Brazil i Alexandre Pato ka qenë një zhgënjim total. E vërtetë që sulmuesi nuk po dëmtohet aq shpesh sa tek Milani, por është po aq e vërtetë se ka rënë edhe numri i golave për të: vetëm 9 në 30 ndeshje.
Në Brazil nuk kanë dyshime: Pato është blerja më e keqe e vitit në kampionat. “Një pensionist 24-vjeçar që ka harruar të luajë futboll”, shkruajnë gazetat e vendit amerikano-latin.
“Kërkon t’i ngjajë Beckham-it dhe nuk mendon të shënojë gola për të justifikuar pagën dhe investimin e Corinthias. I është mbushur mendja që është futbollist i famshëm botëror dhe ka harruar si luhet.”
Durimi i tifozëve ka përfunduar dhe disa herë e kanë ftuar lojtarin të largohet nga skuadra e tyre. Durimi është sosur pas një 11-metërshi të humbur në gjysmëfinalen e Kupës së Brazilit ndaj Gremios.
Top Channel