Në Ditën Ndërkombëtare të Shpalljes së Deklaratës së të Drejtave të
Njeriut, një ndër problematikat e diskutuara në konferencën e organizuar
nga institucioni i Avokatit të Popullit në Tiranë ishte fenomeni i
gjakmarrjes.

Ministri i Mireqenies Sociale Erjon Veliaj i sapokthyer nga Brukseli tha se ky fenomen eshte bere edhe më shqetesues tashme, pasi gjakmarrja po perdoret edhe si biznes për të perfituar azil.

“Eshtë shqetësues numri fiktiv i azilantëve, të cilët kërkojnë azil bazuar tek gjakmarrja. Për disa njerëz, kjo është vuajtja më e madhe e jetës së tyre, kurse për disa njerëz është kthyer në biznesin më të madh të jetës së tyre. Sot shikoni rëndom gazeta të nivelit të dytë, të cilat kundrejt pagesës botojnë histori fiktive që në fakt, dëmtojnë këtë kauzë dhe dëmtojnë ata që janë realisht nevojtarë në këtë kauze. Kundrejt pagesës marrin një faqe gazete, të cilën e presin dhe shkojnë në Gjykatë në një vend të Bashkimit Europian ose SHBA për të kërkuar azil. Për këtë duhet të ketë penalitete dhe ne duhet të shohim seriozisht Kodin Penal për këtë çështje”, tha Veliaj.

Nga nje studim i pjesshem rezulton se ne zonen e Shkodres dhe Malesise se Madhe qëndrojne te ngujuar 95 familje me rreth 230 persona,  ku 60 prej tyre jane nen 18 vjeç, te cilet sot nuk dine as te shkruajne e te lexojne.

“Nëse do diskutonim se çfarë u nevojitet atyre njerëzve, u nevojitet gjithçka, që nga njeri që t’u hyjë brenda në shtëpi për t’u treguar se çfarë ndodh jashtë, që nga ndihma më e vogël ushqimore apo në veshmbathje, por mbi të gjitha dhe para të gjithave, atyre u duhet liria. Duhet që të angazhojmë të tërë bateritë e shoqërisë, duke filluar që nga piramida e shtetit, drejtësia, policia, shkolla, shoqëria civile, media, gjithkush të ngrejë zërin dhe të bëjë presion tek ai që ka në dorë për të bërë më shumë”, tha Mentor Kikia, drejtuesi i forumit “Mendimi i Lirë”.

Me dixhitalizimin e ndihmes ekonomike tashme edhe keto familje te ngujuara mund te pjese e skemes, pasi deri me tani ata nuk mund te paraqiteshin per te aplikuar dhe fituar ate.

Top Channel