Guardiola: Ribery duhet të fitojë Topin e Artë

09/12/2013 00:00

Pep Guardiola është bërë pjesë e debatit mbi fituesin e Topit të Artë FIFA të këtij viti.

Trajneri i Bayern Munchen ka shprehur bindjen se Franck Ribery duhet të marrë titullin më të rëndësishëm individual të sezonit sepse e meriton më shumë se Cristiano Ronaldo apo Leo Messi.

Tekniku spanjoll thotë se meritat e francezit janë të padiskutueshme: “Ribery e meriton Topin e Artë. Sezonin e kaluar fitoi gjithçka dhe është e qartë që duhet t’i japin edhe këtë çmim edhe pse Messi, Cristiano apo të tjerë lojtarë janë të mrekullueshëm gjithashtu.”

Gjithsesi, Guardiola ka shtuar se Ribery nuk duhet të fiksohet pas Topit të Artë: “Po flitet shumë për këtë temë. Unë mendoj se sezoni i kaluar për Bayern ishte i mrekullueshëm, ashtu siç ka qenë edhe karriera e Ribery. Ai duhet të jetë i lumtur edhe nëse nuk e fiton pasi mendimi që të gjithë ne kemi për të, nuk do të ndryshojë.”

Top Channel