Janë ndarë mesditën e së hënës cmimet letrare “Penda e argjendtë” për vitin 2012. Juria nderoi Ylljet Aliçkën për romanin më të mirë me titull “Valsi i Lumturisë”.
Fitues i tregimit më të mirë u shpall Ardian Kristian Kyçyku për vëllimin me tregime “Perla”. Në gjininë e poezisë u vlerësua Rudolf Marku për imazhet e gjalla dhe ironinë e vecantë në botimin “Një ballkanas në Londër”, ndërsa për përkthimin më të mirë cmimi shkoi për Parid Teferiçin dhe botimin “Delfini” të autorit Robert Loëell.
Të tjera cmime shkuan për autorin debutues më të mirë, cmim me të cilin u vlerësua Darien Levani për romanin “Poetët bëjnë dashuri ndryshe”, ndërsa në letërsinë për fëmijë Thanas Jorgji rrëmbeu cmimin për 12 romanet “Unë jam Kronosi, mbreti i kohës”.
Fitues i cmimit të kritikës u shpall Ali Aliu për veprën “Don Kishoti Shqiptar”, ndërsa cmimi për esenë më të mirë shkoi për Uran Butkën dhe vepren eseistike ‘Kristo Kirka”.
Cmime të tjera u ndanë edhe në fushën e gazetarisë. Cmimi “Teodor Keko” 2012 shkoi për gazetarët e kulturës: Alma Mile për gazetën “Panorama” dhe Aida Tuçi për gazetën “Mapo”, të dyja me motivacionin “për ndihmesë cilësore në vënien në pah të vlerave dhe risive në raportimin publicistik”.
Top Channel