Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të dielë Aksi nacional Qaf e Buallit-Krastë, e komunës Martanesh, me një gjatësi 20 km është një ndër akset më të dëmtuar ku prej 30 vjetësh nuk është investuar asnjëherë.
Kjo rrugë është e dëmtuar në mbi 80 përqind të gjatësisë, duke përfshirë asfaltin, kanalet anësore, muret mbajtëse dhe mungesën e sinjalistikës. Por në këto ditë të ftohta, përvec dëmtimeve, kalimi në këtë rrugë është bërë edhe më i vështirë në disa segmente për shkak të akullit dhe ngricave.
Gjatë ditës së sotme është ndërprerë transporti i kromit, ku me dhjetëra kamionë janë ndalur në Qafën e Buallit. Me shumë vështirësi dhe me zinxhirë kanë kaluar vetëm dy furgona të cilët transportojnë pasagjerë në drejtim të Tiranës.
Por edhe pse në kushte të tilla në këtë aks askush nuk po kujdeset të hedhë kripë dhe skorje, për të bërë të mundur shmangjen e rrëshqitjes mbi akull. Ky segment rrugor njihet si një ndër më të rrezikshmit në vend, ku si pasojë e dëmtimit të tij janë shkaktuar shumë aksidente me pasojë vdekjen.
Problem ngelet dhe aksi Qafë e Buallit-Zona D ku edhe ky është i mbuluar nga akulli dhe po rrezikon jetën e minatorëve të cilet udhëtojnë përgjatë këtij segmenti.
Top Channel