Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, si parashikohet moti për këtë të dielë Prokuroria e Tiranës nëpërmjet Njësise Task Forcë ka nisur hetimet
kryesisht ndaj kompanisë ajrore ‘Belle Air’ për dyshimet se kjo shoqëri
mund të ketë mashtruar dhe si mund t’u jetë shmangur detyrimeve
tatimore.
Lajmi konfirmohet nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pas pyetjes se gazetareve per kete çështje, që bëri bujë përgjatë muajit nëntor, për shkak se qindra qytetarë mbeten ne areoport pasi kompania nderpreu fluturimet per shkak te shpalljes se falimentit. I pyetur nga gazetaret kryeprokurori Llalla tha se çështja ndodhet ne fazen e marrjes se dokumentacionit.
Nga ana tjeter kompania ajrore ka paraqitur edhe ne Gjykaten Civile kerkesen per faliment, por jo me qellim likuidimin e saj, por ristrukturimin deri ne shlyerjen e te gjitha borxheve qe i ka shtetit si dhe paleve te treta. Avokati i kompanise Avni Shehu i tha gjykates se kompania ‘Belle Air’ ka nje detyrim prej 51.7 milionë eurosh, ndersa asetet e kompanise vleresohen ne shumen 60.3 milione euro.
Kompania nderpreu fluturimet ne fund te nentorit duke lene ne areoport qindra qytetare qe kishin prenotuar udhetimin tek kjo shoqeri. Qytetaret munden te udhetojne drejt destinacioneve te tyre përmes kompanisë që mbuloi fluturimet e ‘Belle Air’, ‘Blue Panorama’, duke paguar një shumë shtesë prej 60 eurosh për segment.
Top Channel