Nga viti në vit, gjithmonë e më shumë të miturit po implikohen në
kriminalitet, por ajo që bie në sy nga të dhënat zyrtare, është
përfshirja e tyre në krimin e rrugës dhe armëmbajtja pa leje.

Statistikat tregojne se per tre vjet ne te gjithe vendin rreth 1500 te mitur kane marre nga gjykata denime alternative e me pas jane mbikëqyrur nga Shërbimi i Proves.

Pergjate nje interviste per Top Channel, kreu i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa shprehet se vetem per kryeqytetin kane qene per kete vit nen mbikeqyrjen e ketij institucioni mbi 250 te mitur, te vene ne prove nga Gjykata me kushtin, qe mos te shoqerohen me persona thyeres te ligjit dhe qe te mos kryejne asnje kundravajtje. Ajo qe veren Sherbimi i Proves eshte se jo gjithmone keta femije vijne nga familje me probleme sociale. Shumica prej tyre jane meshkujt nën 18 vjec, qe ne konflikt e siper behen autore ngjarjesh ne perplasjet me bashkemoshataret e tyre.

“Aktualisht nga momenti i krijimit deri në momentin që flasim kanë kaluar 1459 të mitur. Nëqoftëse do të bënim një ndarje sipas viteve, për vitin 2013 kanë kaluar 365 të mitur, persona pra që kanë patur probleme, shkelje ligjore. Unë u ngarkova të gjithë drejtorëve të zyrave vendore për grumbullimin e informacionit, përsa i përket problematikave të hasura gjatë veprimtarisë së përditshme, lidhur me procesin e mbikëqyrjes së miturve dhe më rezulton që të ketë çështje që kanë nevojë për të përmirësuar”, tha Qafa, duke parë të domosdoshme krijimin e qendrave të specializuara në të gjithë territorin e Shqipërisë.  

Por cilat jane veprat qe kryejne me se shumti te miturit qe me pas denohen me sherbim prove?

“Kryesisht veprat penale janë jo të rënda, për vjedhje, ose për armëmbajtje pa leje, përfshi edhe armët e ftohta, për raste grabitjesh me dhunë. Ne si drejtori e përgjithshme e Shërbimit të Provës kemi në plan që të hartojmë një mënyrë gjenerimi të dhënash statistikore për faktin se e vlerësojmë shumë të rëndësishëm për hartimin e politikave të nevojshme. Kjo në mbështetje edhe të institucioneve të ndryshme, sa i përket politikave që duhet të hartohen për trajtimin e të miturve. Shfrytëzoj rastin për të përmendur që Ministria e Drejtësisë ka në planin e saj hartimin e strategjisë për të miturit”, theksoi Qafa.

Te miturit zene 16 perqind te te gjithe atyre shtetasve qe perfitojne denimin alternativ. Per vitin 2009 kane qene nen sherbim prove 109 femije, me 2008 trendi vjen ne rritje me 280 te mitur, me 2011 shifrat tregojne se jane 246  dhe ne vitin 2012 – 445 te mitur. Per periudhen janar-tetor te ketij viti te mitur nen moshen 18 vjeç qe kane marre denimin alternativ jane 365 persona.

Top Channel