Elbasan, policia rrugore nis aksionin

07/12/2013 00:00

Nisur nga bilanci i rëndë i aksidenteve rrugore me pasoja për jetën në
të gjithë vendin, strukturat e policisë kanë hartuar një plan masash për
ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e
qarkullimit rrugor.

Gjate nje aksioni qe policia e Elbasanit kreu ne aksin Elbasan-Metalurgji ne 24 ore janë vendosur 315 masa administrative për shkelje të ndryshme si mos vendosja e rripit të sigurimit, parakalimi i gabuar, shkelje semafori, shpejtësi apo konsumim i pijeve alkoolike.

Gjithashtu janë bllokuar dy automjete për mungesë dokumentacioni. Sic ben me dije zedhenesja e policise se Elbasanit, puna do te vijoje çdo dite per identifikimin dhe ndeshkimin e kundravajtesve.

Top Channel