Korça është përfshirë mëngjesin e të shtunës nga reshjet e borës të cilat kanë arritur deri në 15 centimetër.

Përveç zonave turistike të Dardhës dhe Vokopojës, ku shënohet edhe trashësia maksimale e borës, reshje ka pasur edhe në akset nacionalë dhe në qytet si pasojë e të cilave është kërkuar më tepër kujdes në drejtimin e automjeteve, por edhe për qytetarët.

Sipas të dhënave në aksin nacional Pogradec-Qafthanë trashësia e rreshjeve të borës ka arritur deri në 7 cm, por nuk ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.  E njëjta siuatë është rregjistruar edhe në akset e tjera Korcë-Ersekë dhe Korcë-Kapshticë, ndërkohë që nga ana e policisë janë bërë apele të vazhdueshme për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këto segmente.

Ndërkohë që të gjitha akset kanë qenë të hapura dhe kalimi në to bëhej pa zinxhirë vetëm në Dardhë lëvizja bëhet me zinxhirë pasi atje është regjistruar edhe trashësia maksimale e reshjeve të borës që ka arritur 15 centimetër.

Top Channel