Në ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë, komuna Kashar çeli ekspozitën “Proces Urban”.

Në këtë ekspozitë u paraqitën propozimet e pjesëmarrësve në konkursin “Simboli i një Zone të re Urbane”, si dhe fragmente nga workshopi “3 minuta në qytet”.

Ky simbol do të vendoset në një prej rreth-rrotullimeve të komunës.

Juria shpalli fitues projektin e studentëve të arkitekturës, Silvi Dodaj, Jurgen Turkeshi dhe Debora Bilani, të cilët kishin projektuar një simbol në formë ore.

Besnik Fuçia, kryetar i Komunës Kashar, foli për transformimin e kësaj komune, falë një sërë investimesh të përqendruara në këtë zonë.

Ai tha se zona e unazës është shndërruar nga një zonë bujqësore, më pas me banesa informale dhe tani me ndërtime, duke u kthyer në një prej zonave më të lakmueshme të kryeqytetit.

Top Channel