Gjykata la në burg pa afat Drejtorin e Policisë Kufitare të Korçës Ylber Zyberi arrestuar me akuzën e kontrabandës.
Në seancën e zhvilluar të premten paradite i akuzuar është përgjigjur se ai ka pasur informacion në lidhje me futjen e mallrave kontrabandë përmes vijës së gjelbër dhe se e ka përcjellë informacionin në polici, ku ka kërkuar mbështetjen e kësaj të fundit.
Zyberi me tej ka sqaruar se ai nga ana e tij me mjete motorrike ka nderhyre ne vendin ku futeshin mjetet ne Zaroshke, nderkohe qe ka akuzuar komandantin e policise kufitare Nikolla Muçollari se ka keqinformuar SHKB.
Ai e ka konsideruar sajese akuzen ndaj tij nderkohe qe Prokuroria nga ana e saj ka kerkuar lenien ne arrest me burg te Zyberit mase qe eshte lene edhe nga gjykata. Sipas policise kryepolici i kufirit shoqeronte me automjetin e tij kamionet qe hynin kontrabande ne menyre qe mos i ndalte policia rruges.
Top Channel