Itali, shqiptari abuzonte me pensionin

05/12/2013 00:00

Shkonte një herë në muaj në Itali për të tërhequr pensionin social, pa
pasur të drejtë për shkak se jetonte rregullisht në Shqipëri.

Kështu, Guardia di Finanza e vendit fqinj e ka zbuluar dhe e ka denoncuar një 65-vjeçar shqiptar që prej kohësh rezultonte banor në lokalitetin Ariano Irpino, por që në fakt jetonte në Shqipëri.

Ligji italian parashikon që për pensionin duhet jetesë “efikase dhe e qëndrueshme” në Itali, ndërkohë që shtetasi shqiptar sapo e merrte kuotën nisej për në vendin e origjinës, raporton agjencia e lajmeve “ANSA”.

Top Channel