Përshkallëzohet tensioni në Azi

29/11/2013 14:50

Kina informoi se ngriti gjuajtësit e saj në ajër për të ndjekur aeroplanët amerikanë dhe japonezë që kaluan brenda zonës së shpallur në mënyrë të njëanshme si territor ajror kinez më parë gjatë javës.

Kina pretendon sovranitetin e ishujve Senkaku ose Diaoyu në kinezisht, të cilët aktualisht kontrollohen nga Japonia.

Më parë gjatë javës, Pekini lajmëroi për vendosjen e një zone të ndalim-fluturimit përreth grupit të ishujve, duke dërguar kapacitete mbrojtëse në Detin e Kinës Lindore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Korea e Jugut kanë sfiduar në tre ditët e fundit urdhërat e Pekinit, duke kaluar avionët e tyre mbi Senkaku në kursin e përcaktuar më parë, e jo në kursin e ri të caktuar nga Kina për fluturimet.

”BBC” konfirmoi këtë të premte se ndryshe nga sa ishte besuar, pilotët kinezë kanë mbikqyrur në ajër lëvizjet e dy avionëve amerikanë “B-52” dhe të 10 avionëve japonezë, duke qenë të gatshëm për të ndërhyrë ushtarakisht në rast urdhëri.

Ishujt rreth të cilëve besohet të ketë rezerva të mëdha nafte dhe gazi natyror nën shtratin e detit pretendohen edhe prej Tajvanit.


Harta e konfliktit

Më parë gjatë Nëntorit, Tokio ngriti në fluturim në tre raste avionë ushtarakë, pasi gjuajtës kinezë fluturuan pranë hapësirës ajrore japoneze.

Statusi i paqartë i ishujve Senkaku përfundoi në vitin 2012, kur Japonia bleu pronësisë e tyre nga pronari i ligjshëm.

Lëvizja irritoi Pekinin zyrtar, duke e konsideruar këtë praktikë të zotërimit të territorit si të papranueshme në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar.

Ishujt ndodhen në një distancë pothuajse të barazlarguar nga dy superfuqitë aziatike, që pretendojnë sovranitetin secili mbi argumentime të paqarta gjeografike dhe historike.

Top Channel